NË RIO DE JANEIRO (ME 6 MILIONË BANORË) PËR HERË TË PARË U SHËNUA NIVELI I ALARMIT “NXEHTËSIA 4” | TEMPERATURAT NDËRMJET 40 DHE 44 GRADËVE CELCIUS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 18
- 1 min read

Rio De Janeiro, Brazil | Qyteti i Rio de Zhaneiros ka arritur nivelin e alarmit “Nxehtësia 4” për herë të parë që kur ky sistem, bazuar në temperaturën dhe lagështinë në ajër, u aktivizua qershorin e kaluar.
Alarmi “Nxehtësia 4” tregon temperatura midis 40 dhe 44 gradëve për të paktën tre ditë rresht. Kjo është raportuar nga faqja e internetit e transmetuesit “CNN Brasil”.
Sipas sistemit të paralajmërimit të Rios, temperatura e lartë është ndikuar nga një sistem presioni i lartë në Oqeanin Atlantik, me një parashikim maksimal për ditën e sotme 42 gradë.
Pas lëshimit të një alarmi “Nxehtësia 4”, i dyti pas alarmit maksimal “Nxehtësia 5” (i cili aktivizohet kur temperaturat kalojnë 44 gradë për të paktën dy orë), autoritetet në qytetin prej gjashtë milionë banorësh kanë rekomanduar që njerëzit të ndjekin udhëzimet për shëndetin dhe sigurinë e lëshuar nga kanalet zyrtare shtetërore.
Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, Rio de Janeiro po përgatitet të përjetojë verën më të nxehtë të viteve të fundit në funksion të karnavalit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments