top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NË PRESHEVË + MEDVEGJË + BUJANOC PO MBAHEN ZGJEDHJET VENDORE.

Preshevë, Serbi | Mëngjesin e kësaj të diele në orën 7 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet lokale të mbajtura në 89 qytete dhe komuna në Serbi.

 

Ndërsa, qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 20:00.

 

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, brenda 96 orëve nga mbyllja e votimeve, komisioni zgjedhor duhet të nxjerrë dhe publikojë një raport të përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve.

 

Përveç numrit të votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit, rezultatet do të përfshijnë numrin e votave të marra nga secila listë zgjedhore si dhe numrin e mandateve.

 

Në ndarjen e mandateve mund të marrin pjesë vetëm listat zgjedhore që kanë marrë së paku tre për qind të votave nga numri i votuesve që kanë votuar, ndërsa ky regjistrim nuk vlen për listat e pakicave.

 

Zgjedhjet nuk do të mbahen në 64 qytete dhe bashki ku u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.

 

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.

 

Në Preshevë janë në garë 6 subjekte shqiptare dhe 1 nga pakica serbe.

 

Në Bujanoc ndërkaq po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

 

Ky proporcion tregon se në Preshevë nuk ka rrezik të marrjes së pushtetit nga ana e subjekteve serbe, derisa Bujanoci e ka të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe daljen sa më të madhe të shqiptarëve në votime, në mënyrë që qyteti të ketë mundësi të udhëhiqet nga ana e shqiptarëve.

 

Për këtë qëllim, 3 nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga z. Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga z. Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor sipas të cilës, subjekti që merr më shumë mandate do të udhëheqë me komunën e Bujanocit dhe për këtë do të ketë garanci votat e këshilltarëve të subjekteve që marrin më pak mandate.

 

Kjo për të vazhduar ujdinë që ishte arritur për një koalicion shqiptar në vitin 2020 me ndihmën e ish-ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

 

Por, në këtë koalicion parazgjedhor nuk është përfshirë subjekti i vetëm shqiptar “Alternativa për Ndryshim”, e cila në komunën e Bujanocit udhëhiqet nga z. Arbër Pajaziti.

 

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një postim që ka bërë një ditë më parë ka folur për ndërhyrje të përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe në vullnetin e qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit.

 

Deputeti Kamberi, ka ftuar drejtuesit e organeve të shtetit që të qëndrojnë larg ndërhyrjeve se cilën listë dhe cilin kandidat duhet ta votojnë.

 

Për situatën e rëndë dhe diskriminuese në Luginë të Preshevës, vetëm një ditë para zgjedhjeve kemi pasur një reagim të katër euro deputetëve të Parlamentit Evropian, të cilët kanë kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç janë precizuar në Marrëveshjken e Konçulit më 2001.

 

Në këtë letër, eurodeputetët: Viola von Carmon-Taubadel, Rainer Wieland, Mixhael Gahler dhe Thijs Reuten i kujtojnë Serbisë se shqiptarët në Luginën e Preshevës ballafaqohen me forma të ndryshme të diskriminimit, siç është pasivizimi i adresave, qasja e kufizuar në arsim e shëndetësi dhe rikujtohet Serbia se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.