top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË PODKASTIN “FLASIM” NJË MASHTRUES BRITANIK I QUAJTUR KARL ROBERTS U THA SHQIPTARVE SE SHQIPËRIA KA SHUMË MUNDËSIRA DHE SE NUK DUHET BRAKTISUR PËR TË SHKUAR NË EMIGRIM.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ishte sot në fokus të podkastit “Flasim”, ku i ftuar i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ishte një qytetar nga Mbretëria e Bashkuar, i quajtur Karl Roberts.

 

Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, ai tregoi se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar.

 

Ai erdhi fillimisht në vendin tonë si menaxher i projektit të madh Trans-Adriatik dhe në përfundim të projektit vendosi të qëndrojë në Shqipëri, ku ka blerë edhe një banesë.

 

Ai tregoi se pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shqipëri, dhe tha se është pikërisht jeta në komunitet dhe lidhja me familjen - që siç tha ai - nuk e gjen më tani në qytezën industriale ku u rrit pranë Mançesterit në Britani.

 

Ai i bëri thirrje çdo shqiptari që ta mendojë mirë largimin nga Shqipëria, duke thënë se Britania e Madhe nuk është më e njëjta siç ka qenë sikur, si për sa i përket taksave, sistemit shëndetësor etj. “Britania e Madhe ka shumë sfida”, u shpreh ai.

 

Shoh kaq shumë mundësi në Shqipëri, që patjetër duhen shfrytëzuar”, tha ai.

 

Turizmi dhe siguria janë për të disa nga pikat më të forta që ofron Shqipëria, e cila sipas tij, po zhvillohet shumë.

 

Unë shoh mundësi. Turizmi është një prej tyre. Industria e turizmit, për shembull, në Britaninë e Madhe është marrosur nga Shqipëria. Nga raportet që lexon po rriten më shumë fluturimet”, tha ai.

 

Për sa i përket turizmit, kryeministri Rama tha se tani Shqipëria është në hartë dhe ka sfida të reja.

 

Duhet të bësh gjithçka që të ruash ekuilibrin midis gjithë larmisë së natyrës që është një motiv i fortë dhe nevojës për të pasur më shumë kapacitete. Po ashtu, midis turizmit masiv dhe atij luksoz. Ka një mori sfidash, por, gjithsesi, jemi në hartë”, tha ai.

 

Kryeministri Rama tha se të huajt në Shqipëri vlerësojnë sigurinë. Britaniku Roberts u shpreh se ndihet më i sigurt këtu sesa do të ishte mbrëmjeve në Mançester apo Londër.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Σχόλια

Βαθμολογήθηκε με 0 από 5 αστέρια.
Δεν υπάρχουν ακόμη βαθμολογίες

Προσθέστε μια βαθμολογία
bottom of page