NË MEKSIKË 33 MIJË EMIGRANTË U NDALUAN PASI APLIKACIONI I QEVERISË AMERIKANE U NDAL | PEZULLIMI U VENDOS NGA PRESIDENTI TRAMP.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 23
- 1 min read

Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Pezullimi i aplikacionit Cbp One, i cili, lejoi emigrantët, deri më 20 janar 2025, të rezervonin takime për të marrë hyrjen legale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bllokoi 33 mijë njerëz që largoheshin nga Meksika.
Kjo u raportua në faqen e internetit të revistës meksikane “Proceso”, nga z. Alberto Xicoténcatl Carrasco, drejtori i “Casa del Migrante”, në Saltillo, qyteti më i madh në shtetin verilindor meksikan të Coahuila, në kufi me Teksasin.
“Tashmë janë planifikuar tre mijë takime dhe Cbp One, e cila, tashmë kishte 30 mijë takime në listën e pritjes, është anuluar.
Kjo do të thotë që tani janë 33 mijë njerëz të ngecur në Meksikë, pa e ditur se çfarë lloj veprimesh do të ndërmerren në një afat të shkurtër dhe se, sigurisht, ata kanë një status imigrimi të parregullt këtu (në Meksikë, red.) dhe se nuk munden të priten në strehimore, tashmë në kapacitet, për një kohë të pacaktuar”, shpjegoi z. Karrasko (Carrasco).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments