Meksiko i Ri, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Të paktën 300 mijë nxënës meksikanë të shkollave fillore në Sierra, Fraileska (Frailesca) dhe rajonet qendrore të Çiapas (Chiapas) nuk mundën ta nisnin vitin për shkak të dhunës së krijuar nga grupet e trafikut të drogës që përlesheshin në komunat e tyre.
Sindikata e mësuesve Coordinadora Nacional de Trabajadores de la Educación (Cnte) e raportoi këtë në mediat lokale dhe kombëtare.
“Zyrtarisht, 1 milion e 871 mijë fëmijë dhe të rinj nga 22742 shkolla publike në shtet duhet të ishin kthyer në shkollë, por braktisja e shkollës është shumë e lartë në këto rajone të dhunshme”, tha z. Armando Falkoni (Falconi), përfaqësues i Cnte, sidomos në bashkitë e Çikomuselos (Chicomuselo) dhe Amatenango de la Frontera, në Sierra La Konkordia (Concordia) dhe Ángel Albino Korzo (Corzo), etj…
“Fenomeni i dhunës dhe kërcënimit ndaj mësuesve, i kombinuar me varfërinë dhe mungesën e punës, ka shkaktuar braktisje të lartë të shkollës dhe ka pasur të paktën katër vrasje dhe zhdukje”, përfundoi z. Falkoni (Falconi).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments