top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË LIBRARINË HISTORIKE TË MILANOS NJË KLIENT BLEU GJITHË RAFTIN ME LIBRA DUKE PAGUAR 10 MIJË €.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Milano, Itali | Deri dje, në një vitrinë të zbrazët të librarisë historike Hoepli në Milano kishte një tabelë me shkrimin: “Na falni, ne kemi shitur gjithçka”.

 

Prej sot disa libra janë rikthyer, pasi më 22 gusht një klient hyri në dyqan pak larg nga Duomo dhe bleu gjithçka që ishte ekspozuar për një shumë prej afro 10 mijë eurosh.

 

Një shitje e jashtëzakonshme. Unë u habita dhe m'u duk shkëlqyeshëm ideja që dikush mund ta konsideronte një vitrinë aq të bukur sa të donte ta blinte të plotë.


Për më tepër, bëhet fjalë për një hapësirë ​​5 metra e gjatë dhe 3 metra e lartë”, tha z. Matteo Hoepli, pasardhësi i fundit i z. Ulriko (Ulrico) Hoepli, një italian i natyralizuar zviceran, i cili në fund të shekullit të 19-të hapi librarinë - dhe shtëpinë botuese - në qendër të Milanos dhe që tani ndodhet në rrugën (via) Hoepli kushtuar atij.

 

Arkëtarja, në fillim, nuk e kuptoi kërkesën e klientit, por më pas kuptoi se ai i donte shumë të gjithë, gati 200 librat e pranishëm në një nga vitrinat, më e larmishmja me një përzgjedhje që varionte nga historia e artit deri te fotografia, nga eseja mbi aktualitetin dhe historinë.

 

Më pas ai pagoi me kartë krediti pa kërkuar zbritje për rreth 10000 €, ngarkoi gjithçka në një taksi dhe i çoi në shtëpi.

 

Ky episod - tha z. Hoepli - na mësoi se nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Unë përfaqësoj brezin e pestë të një biznesi familjar dhe nuk mbaj mend një episod kaq të jashtëzakonshëm në historitë e gjyshërve apo stërgjyshërve të mi. Tani do t’ua tregoj fëmijëve dhe nipërve të mi”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page