Pekin, Kinë | Aktualisht janë konfirmuar 12 viktima nga shembja e një ure, shembja e së cilës u shkaktua nga shiu i rrëmbyeshëm në Kinën veriore.
Tridhjetë e një persona janë ende të zhdukur.
Ditët e fundit, pjesë të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore janë goditur nga shiu, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.
“Ura në provincën veriperëndimore të Shaanxi u shemb për shkak të një shiu të papritur dhe përmbytjeje mbrëmë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Shinhua (Xinhua).
“12 viktimat në qytetin Shangluo u gjetën brenda pesë automjeteve të gjetura nga lumi nën urë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Shinhua (Xinhua).
Të paktën 31 veta janë të zhdukur dhe hetimet fillestare tregojnë se 17 makina dhe tetë kamionë kanë rënë në lumë.
Pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror treguan një pjesë të urës të zhytur pjesërisht, me lumin që rridhte mbi të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments