top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË ITALI U ARRESTUA VATH BALLA NGA DURRËSI: AKUZOHET SE DONTE TË SHISTE 12 KG DROGËRA TË RËNDA (KOKAINË + HEROINË) | PRITET EKSTRADIMI NË SHQIPËRI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Romë, Itali | Strukturat e Posaçme italiane të hetimit penal arrestuan:

1- Vath Balla, me moshë 31 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

 

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve shqiptare të drejtësisë penale.

 

Policia e Shtetit thotë se ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Më datë 12.06.2019 në Durrës, shtetasi Vath BALLA f/n Vath, u ka shitur narkotikë, e ndarë në doza,  personave të ndryshëm.

 

Më datë 19.06.2019 në Durrës, ai i ka shitur 4.5 gramë kokainë një agjenti nën mbulim.

 

Më datë 22.06.2019 po në Durres, ai i ka shitur sërish, 5 gramë kokainë një agjenti nën mbulim.

 

Hetimet e mëtejshme kanë treguar se shtetasi Vath BALLA kishte rreth 5 kg kokainë, dhe 7 kg heroinë të cilat donte t’i shiste.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page