Romë, Itali | Në Itali në vitin 2023 ka pasur 6952 krime kundër të miturve, mesatarisht 19 në ditë, 95 më shumë se në vitin 2022.
Është rritur me 34% në 10 vjet dhe me 89% që nga viti 2006.
Krimet më të përhapura, të cilat, shënojnë edhe rritjen më të madhe, janë abuzimi në familje: 2843 raste, të cilat janë rritur me 6% që nga viti 2022 dhe mbi dyfishuar që nga viti 2013.
Të dhënat e përpunuara nga Shërbimi i Analizës Kriminale të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale janë pjesë e Dosjes Indifesa.
“Gjendja e vajzave dhe djemve në botë” 2024 e Fondacionit Terre des Hommes, e cila, sot paradite iu prezantua Dhomës së Deputetëve, në prani të presidentit Lorenco (Lorenzo) Fontana, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të The Girl Child (11 tetor).
Nga Dosja rezulton se janë pikërisht vajzat dhe të rejat ato që janë më të prekura nga krimet ndaj të miturve, në 61% të rasteve ato janë viktima.
Kjo përqindje është nxitur kryesisht nga krimet seksuale.
Duke filluar nga dhuna seksuale dhe dhuna e rënduar seksuale, të cilat respektivisht prekin 89% dhe 85% të viktimave femra.
Kryerjen e akteve seksuale me të mitur (79% e viktimave janë femra).
Posedimi i materialeve pornografike dhe korrupsioni i të miturve (të dyja me 78% të viktimave femra).
Prostitucion dhe pornografi me fëmijë (në të dyja viktimat janë 64% vajza ose gra të reja).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments