top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË IRAN NJË I BURGOSUR VDIQ NË PARABURGIM PAS TORTURAVE ÇNJERËZORE | FAMILJA ËSHTË URDHËRUAR TË HESHTË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Z. Seyyed Mohammad Mirmousavi, një i ri iranian nga Lahijan në provincën veriore të Gilanit, vdiq në paraburgim për shkak të torturave të kryera nga agjentët e forcave speciale që e arrestuan atë.

 

Këtë e denoncon OJQ-ja për të drejtat e njeriut Hengaw, me seli në Norvegji, duke publikuar një video në të cilën shihet trupi i një burri me shpinë të fryrë dhe të gjakosur.

 

Sipas OJQ-së, pas vdekjes së të riut, e cila ndodhi në të njëjtën ditë me arrestimin më 24 gusht 2024, familja është urdhëruar të mos flasë publikisht për rastin, ndërsa dje janë arrestuar 5 oficerë pas një hetimi nga prokuroria.

 

I riu ishte arrestuar gjatë një konflikti - raporton QJO-ja Hengaw - dhe sipas dëshmisë së një personi që ka larë trupin, forcat e sigurisë e kanë lënduar në shpinë dhe në bel duke e torturuar dhe i mbajtuar këmbët dhe duart e lidhura”.

 

Prokuroria e Lahijanit njoftoi dje një hetim për vdekjen e dyshimtë të një të arrestuari, por pa përmendur identitetin e z. Mirmousavi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page