
Athinë, Greqi | Mijëra njerëz po protestojnë në të gjithë Greqinë për të kërkuar drejtësi për 57 viktimat e aksidentit të trenit Tebi, i cili, ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023 pranë qytetit të Larisës.
Sheshi Sintagma, shtëpia e parlamentit grek në qendër të Athinës, u mbush me protestues që mbanin pankarta në kujtim të pasagjerëve, shumë prej tyre të rinj, të cilët, humbën jetën në përplasjen kokë më kokë midis dy trenave.
Demonstrata të ngjashme po zhvillohen në Selanik dhe në qytetet kryesore greke.
Në total, sipas gazetës greke Përditshëria (Kathimerini) 97 qytete greke po presin protesta qytetare dhe lëvizje studentore.
Protestat u organizuan edhe nga komunitetet greke në disa qytete italiane.
Protesta u thirr nga Komiteti i të afërmve të viktimave të aksidentit, pasi disa media greke, si gazeta investigative Documento, publikuan javët e fundit një regjistrim të disa thirrjeve të pasagjerëve të trenit që kërkonin ndihmë menjëherë pas aksidentit.
Në dokumentin audio, të përfshirë në studimin e konsulentit teknik të caktuar nga familjarët e viktimave për të hedhur dritë mbi shkaqet e tragjedisë, dëgjohet një person që thotë: “nuk kam oksigjen”, duke aluduar për zjarrin që kishte rënë në vagona.
Kjo frazë është slogani i protestave të sotme. Një pankartë e ngritur në Athinë shkruan “fitimi juaj, gjaku ynë”.
Siç shkruan gazeta Documento, sipas familjarëve të viktimave, audio do të ishte provë se pas aksidentit kishte njerëz të gjallë, të cilët, vdiqën nga zjarri që shpërtheu menjëherë më pas, pasi vagoni i mallrave mbante një ngarkesë me lëndë kimike të padeklaruar.
Ndaj familjarët e viktimave kërkojnë sqarim të plotë mbi dinamikën e aksidentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments