Tiranë, Shqipëri | Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji, u paraqit në sallën e gjyqit, në gjykatën e Apelit.
Në mbështetje të deputetit Salinaji kanë shkuar në gjykatëne Apelit kolegët e tij deputetë, konkretisht:
1- Z. Ferdinad Xhaferi.
2- Znj. Emila Koliqi.
3- Z. Saimir Korreshi.
4- Znj. Elda Hoti.
5- Z. Agron Gjekmarkaj.
6- Z. Lefter Gështenja.
7- Z. Bledian Nallbati.
8- Znj. Dhurata Çupi.
9- Z. Luan Baçi.
10- Z. Gazmend Bardhi.
11- Z. Luçiano Boçi.
12- Z. Ludovik Hasani.
13- Z. Kastrioti Piroli.
14- Z. Dashnor Sula.
15- Z. Asllan Dogjani.
Gjatë seancës gjyqësore avokati mbrojtës ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët, mes të cilëve:
1- Z. Edi Rama.
2- Z. Taulant Balla.
3- Z. Fatmir Xhafaj.
4- Z. Përparim Kulluri.
5- Z. Ardi Veliu.
6- Z. Erion Braçe.
7- Z. Eduard Shalsi.
“Kërkoj të lexoj të 63 faqet për një mbrojtje efektive. Kërkojmë rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që nuk lejoi marrjen e dëshmive. Kërkojmë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve”, tha avokati mbrojtës.
Deklarata e avokatit | Ky vendim është në kundërshtim të hapur me kodin e procedurës penale.
Janë prova të pa administruara, vetëm ai që ka dhënë vendimin e di se ku i ka gjetur provat.
Për të marrë vendimin, gjykata nuk mund të marrë prova të reja, përveç atyre që janë paraqitur në shqyrtim gjyqësor.
E kuptojmë që gjykata ka evoluar dhe merr si provë edhe ato që dëgjon në televizor. Ky nuk është rasti i parë.
Nuk janë lexuar procesverbalet dhe nuk janë administruar në procesin gjyqësor.
Ne i kemi kërkuar gjykatës të administrohen dhe kërkesa jonë është rrezuar për leximin e procesverbaleve.
Nuk u lexuan deklarimet e Albert Veliut. Prokuroria kërkoi marrjen në pyetje të viktimës, Geron Xhafa.
Ne kërkuam po ashtu marrjen e tij në pyetje. Gjykata revokoi vendimin e vet për marrjen në pyetje të viktimës.
Nuk e di bazën ligjore ku mund të jetë. Mbase nuk lexojmë të njëjtin kod si gjykata.
Kërkuam të thirren si dëshmitarë në atë kohë: Edi Ramën, Taulant Ballën, Edlir Ajazin, Fatmir Xhafajn, Thoma Janon, Donika Prelën, Gentjan Osmanin, Përparim Kullurin, Ardi Veliun, Rauf Elmazaj, Eduart Shalsin, Andi Anestin, Aldo Spahiun, Andi Llukën… etj.
Kjo gjykatë refuzoi të merrte një provë që ishte administruar nga prokuroria në atë kohë. Kjo provë, nuk ishte pjesë e fashikullit.
Kjo provë ishte një USB. Gjykata u bë palë në proces. Po përse kërkuam ne thirrjen e lëtyre dëshmitarëve? Edi Ramën sepse ai deklaroi qe disponon një akt ekspertimi.
Dhe tha se zëri në audio përgjim nuk ishte i Geron Xhafës. Ballën- donim të përgjigjej për deklarimet që ai ka dhënë në prokurorinë e krimeve të rënda. Si dhe për audio përgjimin, që kishte dijeni për rrethanat e veprës penale. Është pjesë e fashikullit.
Në e kërkuam si dëshmitarë, e refuzoi gjykata. Edlir Ajazin donim ta pyesnim për transkriptimin e bisedave.
Është personi që rri përpara aparaturës dhe thotë, kjo bisedë bën dhe kjo nuk bën.
Një pjesë të bisedave nuk i ka bërë pjesë të fashikullit. Fatmir Xhafaj në kohën e hetimeve ka qenë ministër i Brendshëm. Ishte vëllai i viktimës dhe mbajti qëndrime publike.
Thoma Jano, ky dëshmitar do pyetej lidhur me një kërkesë që iu drejtua prokurorisë së krimeve të renda.
Donika Prela për procedurën e caktimit të Gentjan Osmanit në procesin gjyqësor.
Nëse ka ndërhyrë të prokurorët. Gentjan Osmanin për telefonatat e kryera dhe aktet e dërguara në mënyrë jo të duhur.
Përparim Kulluri, ish-prokuror në atë kohë, do dëshmonte për marrjen ne pyetje të dy shtetasve dhe për procedurën hetimore që ka kryer.
Ardi Veliu, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit do të dëshmonte për deklarimet e dhëna në atë kohë në prokurorinë e krimeve të rënda.
Ne kemi kërkesë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor. Duhet të revokojë të gjitha vendimet e ndërmjetme, që janë të pabazuara në ligj.
Na janë cenuar të drejtat kushtetuese.
Në fund, gjykata e Apelit shtyu për në datën 26 shtator 2024 shpalljen e vendimit gjyqësor për deputetin Salianji.
Në një deklaratë për mediat ai tha se çështja penale ndaj tij është e montuar për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.
“Këtu ka tre personazhe, është gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliu dhe një tjetër, Alfred Alizoti. Avokati nxjerr termin Babale, sepse e kanë babalizuar vendin.
Denoncimi publik i bërë në maj nga ana ime në emër të PD, në orën 11, ka bërë të mundur që po në të njëjtën ditë të shkojë në burg Geron apo Agron Xhafaj i dënuar për trafik narkotikësh.
Nuk ka dalë të përgënjeshtrojë që thotë ky nuk është zëri im. Këtu është një audioregjistrim i bërë nga gazetari.
Nuk kemi të bëjmë me një video, unë nuk kam njohje me Geron apo Agron Xhafën.
Unë nuk kam njohje me Albert Veliun, nuk kam njohje me Alfred Alizotin në të cilën ka dëshmi dhe përgjimet zyrtare si paguhet nga Ardi Veliu dhe nga Albert Lushi dhe nga një famoz tjetër, që quhet Andon Marko në atë kohë zv.drejtor.
Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan”, tha deputeti Salianji.
Ai tha më tej se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë ndërsa tha se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar u ka faktuar me dokumente shkeljet e tyre.
Deputeti Salianji denoncoi se një i dënuar për trafik droge po zgjat gjyqin.
“Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë.
Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, unë kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish-ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë”, tha deputeti Salianji.
Ai sfidoi duke thënë se le të nxjerrin një dokument që unë kam një njohje me ta dhe nuk dal më në publik.
“Për ta quajtur këtë proces që nuk ka kallëzim kanë futur një vendim në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë të falsifikuar dhe të fshehtë. Personi që e ka futur është Artan Gjermeni, si shërbëtor i bandës së Lushnjës”, denoncoi ai.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti