NË CEREMONINË MORTORE TË PAPA FRANÇEKUT DO TË MARRIN PJESË EMIGRANTËT DHE REFUGJATËT; ATA DO TË JENË NË DELEGACIONIN ZYRTAR TË OJQ-së “MEDITERRANEA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 24
- 1 min read

Vatikan | Emigrantë dhe refugjatë do të ketë edhe në varrimin e Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit.
Këtë e ka bërë të ditur Mediterranea, OJQ-ja që është takuar disa herë me Papa Françeskun dhe që ka marrë konfirmimin e pjesëmarrjes nga Prefektura e Shtëpisë Papale.
Delegacioni do të përbëhet nga shpëtimtarë dhe refugjatë migrantë që u torturuan dhe u arratisën nga kampet libiane të përqendrimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios