Brasilia, Brazil | Emergjenca e zjarrit po përkeqësohet në shtetin brazilian të Shën Palit (Sao Paulos), ku të paktën 34 qytete përballen me një gjendje fatkeqësie për shkak të numrit të paprecedentë të zjarreve të regjistruara veçanërisht gjatë fundjavës.
Pamjet e transmetuara nga televizionet lokale dhe qytetarët në rrjetet sociale kujtojnë një skenar apokaliptik me qiellin të padukshëm për shkak të mbulesës së dendur të tymit të zi dhe ajrit që nuk merr frymë.
Në pjesën më të madhe të shtetit më të populluar të Brazilit, qytetarët përballen me ndotje ekstreme, rreziqe të frymëmarrjes dhe shqetësime të mëdha.
Qindra shtëpi janë evakuuar, dhjetëra rrugë dhe autostrada janë të pakalueshme dhe mijëra qytetarë janë bllokuar pa mundësinë e arritjes së destinacioneve të shumta.
Për shkak të vështirësive në dukshmëri, fluturime të shumta, veçanërisht ato të brendshme, janë anuluar dhe në shumë rajone banorët po përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe mungesë uji.
Statistikat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shkencore (INPE) japin një masë të gravitetit të situatës, sipas të cilës 50% e 5278 zjarreve të regjistruara në tetë muajt e parë të vitit (2621 zjarre) kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Në përgjithësi, zjarret në pjesën e parë të 2024 tashmë po tejkalojnë rekordin vjetor të serisë historike që filloi në vitin 1998.
Situata vë në provë aftësinë e autoriteteve për t'iu përgjigjur.
Sipas mbrojtjes civile, megjithë rënien e temperaturave në orët e fundit, thatësira e zgjatur dhe erërat e forta intensifikojnë rrezikun e zjarreve të reja, me frontin e zjarrit që vazhdon të avancojë rreth Ribeirão Preto-s, komuna më e prekur nga zjarret.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments