Brasilia, Brazil | Senati i Brazilit ka miratuar një projektligj që kufizon përdorimin e telefonave celularë në shkollat publike dhe private në të gjithë vendin.
Teksti, përpara se të bëhet ligj, do të ketë nevojë për ratifikimin e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva.
Legjislacioni, sipas propozimit, do të zbatohet për arsimin bazë, i cili, përfshin çerdhen, fillore dhe të mesme.
Teksti ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë gjatë orëve të mësimit, por edhe gjatë pushimeve ose në pushimet nga një orë në tjetrën.
Teksti i miratuar nga Senati i lejon nxënësit e shkollave bazë të mbajnë telefona celularë me vete, por, përcakton se përdorimi do të jetë i mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme, si situata rreziku, domosdoshmërie ose forca madhore.
Propozime të ngjashme janë miratuar në disa shtete në Brazil.
Në Shën Pal (Sao Paulo), për shembull, telefonat celularë do të duhet të mbahen në mënyrë të tillë që studentët të mos kenë akses në to dhe përdorimi i tyre do të ndalohet për të gjithë periudhën në të cilën nxënësi është në shkollë, duke përfshirë pushimet ndërmjet mësimeve, pushimet dhe aktivitetet jashtëshkollore.
Qeveria pret që masa të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments