
La Paz, Bolivi | Drejtësia boliviane ka lëshuar një urdhër arresti për ish-presidentin Evo Morales.
Vendimi i gjyqtarit për seancën paraprake të gjykatës Tarija u mor pasi ish-kreu i shtetit braktisi për herë të dytë thirrjen në gjykatë për t'iu përgjigjur akuzave të dhunës seksuale ndaj një të miture dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjykata kërkoi gjithashtu sekuestrimin e të gjitha pasurive të tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments