
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Një demonstratë e udhëhequr nga aktivistë të opozitës ruse marshoi sot në qendër të Berlinit për të protestuar ndaj politikave të presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin.
Rreth tre mijë njerëz iu përgjigjën thirrjes së znj. Julia Navalnaia (Navalnaya), e veja e z. Aleksei Navalni (Alexei Navalny), dhe figurave të tjera të opozitës ndaj qeverisë ruse, duke përfshirë z. Ilia Jashin (Ilya Yashin) dhe z. Vladimir Kara-Murza, fitues të çmimit “Pulitzer 2024”.
Marshimi u drejtua nga një pankartë ku shkruhej “Stop Putin!”; Të tjerë akoma shfaqnin fotografi të disidentëve politikë të mbajtur të burgosur në Rusi.
Disa protestues kishin përgatitur edhe pankarta kundër presidentit amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump), ku i bënin thirrje që të mos e tradhtojë Ukrainën dhe të mos ngatërrojë viktimën me agresorin.
Znj. Julia Navalnaia (Navalnaya) shkruante në rrjetin social virtual Iks (X): “Aleksi thoshte gjithmonë se nuk duhet dekurajuar, dhe këto janë fjalë të rëndësishme, veçanërisht kur duket se ka shumë pak shpresë.
Ne duhet të jemi ajo shpresë për të gjithë ata që duan që paqja dhe liria të vijë sa më shpejt të jetë e mundur.
Procesioni filloi nga Potsdamer Platz dhe më pas arriti në Portën e Brandenburgut”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments