Berat, Shqipëri | Tash u bënë 27 vjet qysh kur ngjau ajo që njihet si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë nga bandat kriminale brenda autoblindit të Policisë së Shtetit katër punonjës të saj:
1- Z. Arjan Shemuni, 26 vjeç, nga fshati Malas-Breg.
2- Z. Miltjadh Koçi, 32 vjeç, nga fshati Kondezbaltë.
3- Z. Asllan Selalmi, nga fshati Mbolan.
4- Z. Ilia Banaj, nga fshati Veleshnjë.
Viktimat u përkujtuan nga drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të tyre.
Ata nderuan me vendosje buqetash me lule në memorialin e ngritur për nder të tyre.
“27 vite më parë, me shpirtin e tyre të sakrificës dhe vetëmohimit, ata nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë, jetën, për të garantuar respektimin e ligjit dhe sigurisë qytetare.
Ne jemi mbledhur sot këtu pët të nderuar kujtimin e tyre dhe për tu qëndruar pranë familjarëve.
Ne nderojmë sot këta Dëshmorë të Atdheut, që me plot kurajo e guxim,u përballën me botën e errët të krimit, për një Shqipëri më të mirë”, tha zv/drejtori policisë së Beratit, Luan Mema.
Data 17 qershor ishte ditë fushate zgjedhore kur ndodhi masakra ndaj tyre.
Përplasja e armatosur në Urën Vajgurore ka filluar në orën 11:55 të paradites.
Atë ditë në këtë qytezë ndodhej z. Fatos Nano, asokohe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i shoqëruar nga z. Skënder Gjinushi.
Në komunën Poshnjë ndodheshin z. Azem Hajdari dhe z. Genc Pollo, përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit, si dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.
Në kthimin e eskortës së policisë, pikërisht në Urën Vajgurore, persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë të rënda antitank autoblindën e policisë, ku për pasojë dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani, u dogjën brenda tankut.
Ndërsa z. Asllan Selami dhe z. Ilia Bano, u vranë sapo dolën nga autoblinda që ishte kaluar nga flakët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments