top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NË AXHENDËN E G20-ës PËR HERË TË PARË DO TË DISKUTOHET SHËNDETI I OQEANIT.

Brasilia, Brazil | Harmonizimi i interesave ekonomike dhe ruajtja e oqeaneve përballë sfidës së ndryshimeve klimatike është një nga temat mbi të cilat po punohet nga grupi studimor Oceans 20 (O20), i cili do të takohet sot për të përgatitur propozimet në funksion të samitit të O20 në muajin shtator dhe samiti i G20 në muajin nëntor, të dy do të mbahen në Rio de Zhaneiro.

 

Diskutimet për O20 filluan në vitin 2022, në Indonezi dhe kulmuan me institucionalizimin e grupit këtë vit, me presidencën e Brazilit të G20.

 

Grupi koordinohet nga Kryetari i UNESCO-s për Qëndrueshmërinë e Oqeanit në bashkëpunim me Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara, Forumin Ekonomik Botëror, Fondin Brazilian të Biodiversitetit, Institutin Kombëtar për Kërkimin e Oqeanit dhe Institutin Oqeanografik Woods Hole, si dhe me shumë partnerë të tjerë.

 

Sipas z. Aleksandër (Alexander) Turra, profesor në Institutin Oqeanografik të Universitetit të Shën Palit (São Paulo) dhe koordinator i Katedrës së UNESCO-s, në nënvizimin e hyrjes së temës, për herë të parë, në axhendën e G20, ai shpjegon: “Oqeani është një mënyrë e transportit për 90% të tregtisë botërore, shtylla kurrizore e internetit (me kabllot nënujore) dhe gjeneron më shumë se 3 miliardë vende pune.


Nëse oqeani do të ishte një vend, do të ishte ekonomia e shtatë më e madhe në botë.


Prandaj, çdo vendim i marrë nga anëtarët e G20 do të ketë një ndikim të madh dhe ne llogarisim në komunitetin e klimës oqeanike për të ndërtuar kolektivisht oqeanin që duam, duke pasur parasysh emergjencën aktuale të klimës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page