top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË ATAKAMË RA BORË | SHKRETËTIRA MË E THATË NË BOTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read

Santiago, Kili | Banorët e shkretëtirës më të thatë në botë, Shkretëtirës Atakama në Kilin verior, u zgjuan me një pamje marramendëse: peizazhin e saj të famshëm hënor të mbuluar me borë.


E pabesueshme! Shkretëtira Atakama, më e thata në botë, është e mbuluar me bore”, shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) observatori Alma, i vendosur 2900 metra mbi nivelin e detit, duke postuar një video të hapësirave të gjera të mbuluara me një shtresë pluhuri të bardhë.


Observatori shtoi se ndërsa bora është e zakonshme në pllajën Çajnanator aty pranë, e vendosur në mbi 5000 metra dhe ku ndodhet teleskopi i saj gjigant, objekti i saj kryesor nuk kishte parë borë prej një dekade.


Shkencëtari i klimës në Universitetin e Santiagos, Raul Kordero (Cordero), i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se ishte shumë herët për ta lidhur borën me ndryshimet klimatike, por shtoi se modelimi i klimës kishte treguar se ky lloj ngjarjeje në shkretëtirën Atakama ndoshta do të bëhet më i shpeshtë.


Atakama, shtëpia e qiellit më të errët në planet, ka qenë për dekada qendra e teleskopëve më të përparuar në botë.


Teleskopi Alma, i zhvilluar nga Observatori Jugor Evropian, Observatori Kombëtar i Radio-Astronomisë i ShBA-ës dhe Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë, njihet gjerësisht si më i fuqishmi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page