top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË AFGANISTAN QË KUR ERDHËN NË PUSHTET TALIBANËT 3.2 MILIONË FËMIJË NUK KANË KANË BUKË TË HANË: JANË NË GJENDJE TË URISË AKUTE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Kequshqyerja akute e fëmijëve, një plagë që ka prekur Afganistanin për dekada, e shkaktuar nga 40 vjet luftë, tani ka arritur një nivel të paprecedentë me 3.2 milionë fëmijë që luftojnë për jetën e tyre.

 

Është raporti prekës i entit mediatik britanik  BBC nga spitali rajonal në Jalalabad, në provincën lindore të Nangarhar-it.

 

Me foto dhe dëshmi, transmetuesi britanik synon të shkundë ndërgjegjet.

 

Shtatëqind fëmijë kanë vdekur në gjashtë muajt e fundit në atë spital, më shumë se tre në ditë, thotë departamenti i shëndetit publik i talebanëve në Nangarhar.

 

Një numër mbresëlënës, por do të kishte shumë më tepër vdekje nëse kjo strukturë nuk do të ishte mbajtur në funksion me financimin e Bankës Botërore dhe Unicef.

 

Deri në muajin gusht të vitit 2021, fondet ndërkombëtare të ofruara drejtpërdrejt për qeverinë e mëparshme financuan pothuajse të gjithë kujdesin shëndetësor publik në Afganistan.

 

Që kur talebanët morën pushtetin, paratë janë bllokuar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër tyre.

 

Kjo shkaktoi një kolaps në kujdesin shëndetësor.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page