top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË 4 VJET OJF-të DHE MEDIAT NË SHQIPËRI PËRFITUAN 189 MILIONË $ | MË SHUMË SE 1/3 E FONDIT TOTAL PREJ 500 MILIONË $ QË USAID-i KA DHËNË PREJ VITIT 1992.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Z. Riçërd Grenll (Richard Grenell), i dërguari i posaçëm për krizat i presidentit të SHBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) botoi statistikat që paqyrojnë ndarjen e fondeve financiare të USAID-it në rajonin e Ballkanit për 4 vitet e shkuara, nga vitet 2020-2024.

 

Referuar botimit nga z. Grenell, Organizatat Joqeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 milionë $ për 4 vjet, duke u renditur në vendin e parafundit.

 

Lista mbyllet me Mali e Zi, ku organizatat joqeveritare kanë marrë 77 milionë $.

 

Organizatat Joqeveritare në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë kanë përfituar përkatësisht 537 milionë $ dhe 402 milionë $, duke u renditur kështu në krye të vendeve të Ballkanit sa i takon fondeve që kanë përfituar.

 

Në total në 4 vjet, 6 vendet e Ballkanit kanë përfituar 1.7 mld dollarë.

 

Shifrat e botuara nga z. Grenll (Grenell) tregojnë se në 4 vitet e fundit, Organizatat Joqeveritare në Shqipëri kanë marrë më shumë se 1/3 e fondit që USAID-i ka akorduar nga viti 1992 për Shqipërinë në të gjithë sektorët.

 

Shifra që Shqipëria ka përfituar nga viti 1992 nga USAID-i është mbi 500 milionë $.

 

Agjencia e  Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) operon në Shqipëri që në vitin 1992. Që nga ajo kohë, USAID-i ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu.


Nën kuadrin e asistencës së huaj të Shteteve të Bashkuara, programi i USAID për zhvillim në Shqipëri rrit përgjegjësi dhe transparencë më të madhe të qeverisë, zvogëlon korrupsionin, rrit konkurrueshmërinë në sektorin privat, përmirëson  shërbimin e kujdesit shëndetësor, ndihmon në sigurimin e furnizimin energjetik të sigurt dhe të përballueshëm, si edhe redukton trafikimin e qenieve njerëzore.


Në janar të vitit 2009, USAID-i filloi zbatimin e fazës së dytë të Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri duke patur për synim reforma të tjera lidhur me problemet e korrupsionit në administratën publike dhe sistemin gjyqësor”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

 

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, presidenti Tramp vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave.

 

Katër ditë më vonë, z. Peter Maroço, i emëruar politik që nga administrata e parë Tramp, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

 

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington.

 

Faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën sociale virtuale Iks (X) nuk janë funksionale.

 

E gjitha kjo, si pasojë e masave që administrata e presidentit Tramp po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj.

 

Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.

 

Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë: “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

 

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim nga përfituesit e ndihmës humanitare”, për zhvillimin dhe sigurinë, tha sekretari Rubio.

 

Shifrat.

Kosova: 537 million $.

Bosnje Hercegovina: 402 million $.

Macedonia e Veriut: 290 million $.

Serbia: 209 milion $.

Shqipëri: 189 milion $.

Mali i Zi: 77 milion $.

Totali: 1.7 miliardë $.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page