MUSKAT: RAUNDI I KATËRT I BISEDIMEVE BËRTHAMORE SHBA-IRAN FILLON SOT NË SULLTANATIN E OMANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 11
- 1 min read

Muskat, Sulltanati i Omanit | Irani dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten të zhvillojnë sot një raund të katërt bisedimesh mbi programin bërthamor të Teheranit dhe në veçanti për pasurimin e uraniumit, për të cilin, zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim në rritje.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Sulltanati i Omanit po zhvillohen në kryeqytetin Muskat dhe vijnë pas takimeve të mëparshme që filluan gati një muaj më parë, duke shënuar kontaktin e nivelit më të lartë midis dy palëve që kur Uashingtoni u tërhoq nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore në vitin 2018, gjatë mandatit të parë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Të dyja palët kanë sinjalizuar përparim që nga bisedimet e mëparshme, por ka pasur disa vonesa dhe mosmarrëveshje mbi të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium, të cilën, Teherani e quan të panegociueshme, por që një i dërguar i ShBA-ës e ka quajtur një vijë të kuqe.
Raundi i katërt, fillimisht i planifikuar për 3 maj 2025, është riplanifikuar për sot.
Ndërmjetësi omanian përmendi arsye logjistike për vonesën, e cila, u njoftua pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se përpiqet të pajiset me armë bërthamore - një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments