top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MOTRA E MESSINA DENAROS U DËNUA ME 14 VJET BURG | U AKUZUA PËR PJESËMARRJE NË SHOQATË TË RËNDUAR MAFIOZE DHE MARRJE MALLRASH TË VJEDHURA.

Palermo, Itali | Magjistratura e Palermos, Klelia (Clelia) Maltese, dënoi motrën e z. Matteo Messina Denaro, Rozalinë (Rosalia), me 14 vjet burg, e akuzuar për shoqatë të rënduar mafioze dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

 

Gjykimi u zhvillua sipas procedurës së shkurtuar.

 

Ajo ndodhet në burg që nga marsi i vitit 2022.

 

Sipas prokurorisë, i përfaqësuar në sallën e gjyqit nga prokurori Xhianluka (Gianluca De Leo), ajo ka ndihmuar vëllanë e saj për vite të tëra për t'i shpëtuar kapjes dhe ka menaxhuar për llogari të tij paratë e familjes mafioze dhe rrjetin e transmetimit të picinëve (pizzini), duke lejuar kështu shefin e mafias të ruante marrëdhëniet me njerëzit e tij gjatë mungesës së tij të gjatë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page