MOTI I KEQ NË FRANCË: 2 TË VDEKUR + 17 TË PLAGOSUR; ERËRA ME SHPEJTËSI 100 KM/ORË; 100 MIJË BANESA PA ENERGJI ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 26
- 1 min read

Paris, Francë | “Stuhi të dhunshme goditën Francën mbrëmë dhe gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë”, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile.
Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Një djalë 12-vjeçar u vra nga një pemë që ra pranë Montauban në jugperëndim, ndërsa në Meiene (Mayenne) në Francën perëndimore, një burrë që ngiste një motor me katër rrota vdiq pasi goditi një pemë të rënë në rrugë.
Stuhitë goditën pjesën më të madhe të vendit pas një kulmi të nxehtësisë së pazakontë për qershorin, me temperatura shpesh mbi 35 gradë.
Reshje të dendura shiu me erëra mbi 100 km/orë u regjistruan deri vonë natën, dhe këtë mëngjes dëmet po vlerësohen pothuajse kudo.
Njëqind mijë shtëpi janë ende pa energji elektrike, veçanërisht në qendër të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários