Beograd, Serbi | Në Ballkan, lumenjtë që përshkojnë vendet e rajonit janë nën vëzhgim nga afër, duke filluar nga Danubi dhe Sava - ndër rrugët kryesore ujore evropiane - nivelet e të cilëve janë vazhdimisht në rritje për shkak të reshjeve të pandërprera që kanë prekur prej ditësh një pjesë të mirë të vendeve të Evropës Qendrore-Lindore, i goditur nga përmbytjet e rënda të cilat po shkaktojnë viktima dhe dëme të mëdha.
Reshjet e shiut kanë ardhur edhe në Ballkan prej ditësh por deri më tani nuk ka pasur probleme të veçanta kritike apo situata emergjente.
Pas Vjenës, Bratislavës dhe Budapestit, Danubi prek Beogradin dhe një pjesë të Serbisë, për të shënuar më pas pjesë të kufirit midis Rumanisë dhe Bullgarisë, përpara se të derdhet në Detin e Zi.
Edhe Sava - i cili është ndër degët kryesore të Danubit dhe që përshkon Slloveninë, Kroacinë me kryeqytet Zagrebin, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë ku derdhet në Danub në Beograd - po regjistron përmbytje në rritje dhe është nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Përmbytjet e dy lumenjve të mëdhenj në rajonin e Ballkanit priten në tre-katër ditët e ardhshme dhe shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri veçanërisht në Kroaci dhe Serbi, ku ka frikë për përmbytje të mundshme.
Për shkak të përmbytjes së Danubit dhe përmbytjeve në Austri, raportojnë mediat rajonale, disa kroçera që po lundronin në lumin e madh janë pezulluar, me ndalesa në Sllovaki, Hungari, Serbi dhe Rumani.
Ballkani u godit nga përmbytjet katastrofike në maj 2014 me dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments