top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOSKA NJOFTOI DËBIMIN E DY DIPLOMATËVE BRITANIKË PËR SPIUNAZH | LONDRA: AKUZA TË PABAZA | FSB-ja: ATA ISHIN TË ANGAZHUAR NË AKTIVITETE SUBVERSIONI DHE INTELIGJENCE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 10
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | FSB-ja (Shërbimi inteligjent i Federatës Ruse) ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve britanikë të akuzuar për spiunazh.

 

Këta janë sekretari i dytë i ambasadës dhe bashkëshortja e sekretarit të parë, të cilët do të duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh.

 

FSB-ja thotë se ka zbuluar prova se këta diplomatë po kryenin aktivitete subversioni dhe inteligjence që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse.

 

Vendimi iu komunikua një përfaqësuesi të Ambasadës Britanike në Moskë, i cili, u thirr në Ministrinë e Jashtme.

 

Në gjashtë muajt e fundit kishin ndodhur edhe dy episode të tjera të ngjashme. Në muajin shtator, gjashtë punonjës të departamentit politik të ambasadës britanike u dëbuan, përsëri me akuzën e spiunazhit.

 

Në fund të nëntorit i njëjti vendim u mor edhe për sekretarin e dytë të misionit diplomatik.

 

Përgjigja e Londrës ishte e ashpër, duke dënuar Rusinë për dëbimin dhe duke i quajtur akuzat e bëra nga Moska të shpifura dhe të pabaza, sipas një shënimi nga Ministria e Jashtme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page