top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOSKA: HELIKOPTERI KU UDHËTONTE PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ISHTE NË SHËNJESTËR TË DRONËVE UKRAINAS NË KURSK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25
  • 1 min read

Mosë, Federata Ruse | Helikopteri me të cilin presidenti rus bëri vizitën e tij të fundit në rajonin e Kurskut më 20 prill thuhet se ishte objektivi i një sulmi masiv me dron ukrainas që u zmbraps”, tha komandanti i forcës së mbrojtjes ajrore ruse në televizion, i cituar nga agjencia zyrtare “Tass”.

 

Helikopteri i presidentit Putin ishte në fakt në qendër të sprapsjes së një sulmi në shkallë të gjerë nga dronë armiq.


Intensiteti i sulmit gjatë fluturimit me Komandantin e Përgjithshëm mbi territorin e rajonit të Kurskut u rrit ndjeshëm.


Prandaj, na u desh të zhvillonim njëkohësisht një betejë mbrojtëse ajrore dhe të siguronim sigurinë e fluturimit të helikopterit presidencial”, tha komandanti i divizionit të mbrojtjes ajrore, Juri (Yuri) Dashkin, në një intervistë të transmetuar nga kanali televiziv “Rossiya-24”.

 

Gjatë vizitës së tij, presidenti Putin u takua me luftëtarë dhe vullnetarë dhe foli me kryetarët e bashkive dhe guvernatorin Aleksandër Khinshtein të rajonit që u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase gushtin e kaluar dhe që Moska pretendon se falë edhe kontributit të trupave të Koresë së Veriut, u ripushtua plotësisht më 26 prill 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page