Moskë, Federata Ruse | “Një person vdiq dhe 11 të tjerë u plagosën në bombardimin e djeshëm ukrainas të rajonit rus të Belgorodit”, tha guvernatori Vjaçesllav (Vyacheslav) Gladkov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Z. Andrzej Duda ndërkohë ka bërë të ditur se një nga prioritetet kryesore të presidencës polake të Bashkimit Europian në fillim të vitit 2025 do të jetë integrimi evropian i Ukrainës dhe ruajtja e politikës së derës së hapur drejt Evropës për anëtarët e rinj.
Këtë e kanë raportuar mediat e Ukrainës.
“Çështja se si të veprohet në mënyrë që Ukraina jo vetëm t'i mbijetojë agresionit të tmerrshëm të Rusisë me të cilin po përballet aktualisht, por, edhe si të veprohet në mënyrë që Kievi të pranohet sa më shpejt në Bashkimin Europian u ngrit vazhdimisht dje në Grupin Arraiolos, samiti në Krakov”, tha presidenti polak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments