top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOSADI IZRAELIT KREU NJË OPERACION TË POSAÇËM (SPECIAL) PËR REKUPERIMIN E ESHTRAVE TË PILOTIT (RRESHTERIT ZVI FELDMAN) TË VRARË NË LIBAN NË VITIN 1982 NË BETEJËN E SULLTAN JAKUBIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 11
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi sot (e diel) se një operacion i posaçëm (special) i kryer nga ushtria dhe nga Mosadi (Instituti për Inteligjencë dhe Operacione Speciale) çoi në riatdhesimin e trupit të një ushtari izraelit të vrarë në Liban në vitin 1982.

 

Gjatë një operacioni special të kryer nga Mosadi dhe (ushtria), ne riatdhesuam trupin e rreshterit Zvi Feldman, i cili, ra në betejën e Sulltan Jakubit (Yacoub) në muajin qershor 1982 gjatë luftës së parë të Libanit”, tha kryeminsitri izraelit Netanjahu në një deklaratë nga zyra e tij, pa specifikuar se ku u gjetën eshtrat.

 

Beteja e Sulltan Jakubit pa ushtritë izraelite dhe siriane të përplaseshin në rajonin Bekaa të Libanit, i vendosur në Libanin lindor, përgjatë kufirit me Sirinë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Ushtarë/e izraelitë/e.
Ushtarë/e izraelitë/e.
Logoja e Institutit për Inteligjencë dhe Operacione Speciale - Mosad.
Logoja e Institutit për Inteligjencë dhe Operacione Speciale - Mosad.

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page