Tiranë, Shqipëri | Kanë kaluar tashmë dhjetë vjet që nga miratimi i Reformës Territoriale dhe Administrative, por, qeverisja vendore ka ende nevojë për përmirësim.
UNDP dhe Bashkimi Europian deklarojnë se shoqëria shqiptare përballet me sfida të reja, që janë pjella të udhëtimit drejt Europës së Bashkuar.
Në funksion të trajtimit të këtyre sfidave duhet forcuar transparenca dhe llogaridhënia në nivel vendor.
“Qeverisja vendore është një aktor kryesor për fuqizimin e demokracisë si dhe për rritjen gjithëpërfshirëse.
Fokusi tek transparenca, integriteti dhe digjitalizimi do të jenë pikat kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha znj. Monica (Monica) Merino, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shqipëri.
“Qytetet janë ato që shtrojnë rrugët drejt Bashkimit Europian. Demokracia dhe reforma në administratën publike luajnë një rol kyç për të kuptuar që kemi transparencë dhe llogaridhënie në formën e duhur.
Do kemi grante të reja për Shqipërinë, 10 milionë € për ngritjen e kapaciteteve”, tha znj. Lenka Vitkova, nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários