top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MONGOLIA: NUK E ARRESTOJMË DOT PUTININ SEPSE VAREMI 95% NGA ENERGJIA RUSE | NJË ZËDHËNËS I QEVERISË E DEKLAROI KËTË PËR ENTIN MEDIATIK POLITICO.

Ulan Batar, Mongoli | Qeveria e Mongolisë ia atribuoi vendimin e saj për të mos arrestuar presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në vend pozicionit të saj të varësisë energjetike nga Moska, gjë që e bën të vështirë prangosjen e presidentit Putin, me një urdhër të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.

 

Në një deklaratë për entin mediatik “Politico”, zëdhënësi i qeverisë tha se: “Mongolia importon 95% të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20% të energjisë elektrike nga fqinjët tanë, të cilët kanë pësuar ndërprerje për arsye teknike në të kaluarën.


Ky furnizim është kritik për të garantuar tonë ekzistencën dhe atë të popullit tonë”.

 

Mongolia - shtoi ai - ka mbajtur gjithmonë një politikë neutraliteti në të gjitha marrëdhëniet e saj diplomatike, siç tregohet nga deklaratat tona zyrtare të deritanishme”.

 

Pavarësisht sa më lart, Mongolia është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page