top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MOLDAVIA DO TË VOTOJË NESËR PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE REFERENDUM PRO-BE | POPULLI MOLDAV “NDAN SHAPIN NGA SHEQERI”: O ME BASHKIMIN EUROPIAN O ME RUSINË.

Chișinău, Moldavi | Moldavia do të votojë nesër për zgjedhjet presidenciale dhe referendumin për të treguar anëtarësimin në Bashkimin Evropian si objektiv strategjik të Kushtetutës.

 

Republika e Moldavisë, me më pak se 3 milionë banorë, aktualisht sheh në pushtet zonën properëndimore të udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, e angazhuar për t'u afruar më tej me BE-në.

 

Presidentja Sandu shihet me një epërsi të madhe në sondazhe.

 

Ndërsa sfiduesit kryesorë janë Alexandr Stoianoglo, ish-prokuror i mbështetur nga Partia Socialiste (pro-ruse) dhe Renato Usatii, ish kryebashkiak i një qyteti në veri të qytetit, Balti.

 

Sa i përket votës për anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas një sondazhi të CBS-AXA, 55.1% janë pro anëtarësimit në BE.

 

Nëse asnjë nga njëmbëdhjetë kandidatët nuk merr më shumë se 50% të votave në zgjedhjet presidenciale, balotazhi do të zhvillohet më 3 nëntor 2024.

 

Vendi midis Rumanisë dhe Ukrainës, me një pakicë të rëndësishme rusisht-folëse, ka rajonin de facto të pavarur të Transnistrisë përtej lumit Dniestër, të qeverisur nga separatistët pro-rusë, ku janë vendosur edhe qindra ushtarë të Moskës.

 

Për vite me radhë, qeveria e Kishinaut ka denoncuar ndërhyrjen ruse, e cila, u intensifikua afër votimit, me akuza të qarta të policisë se Rusia ishte përpjekur të korruptonte qindra mijëra moldavë për një votë kundër BE-së në referendum dhe në favor të kandidatëve pro-rusë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page