MITROVICË E VERIUT | U ARRESTUA HALIM LAJÇKOVIÇ BANOR NË “LAGJEN E BOSHNJAKËVE” | PUNISHTE ARMËSH ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 7
- 2 min read

Mitrovicë e Veriut, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Halim Lajçkoviç, banor në “Lagjen e Boshnjakëve”, në Mitrovicë.
Ai konsiderohet si zotërues i një objekti ku gjendeshin armë zjarri dhe pajisje për modifikimin e tyre.
Njoftim | Në veri të vendit policia gjen një punëtori ku bëhej modifikimi i armëve.
Prishtinë, më 7 maj 2025.
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda (DHKOKR), sot më 07.05.2025, që në orët e hershme të mëngjesit, ka filluar një operacion policor në veri të vendit, në bashkëkoordinim dhe me urdhër të gjykatës kompetente.
Operacioni është zhvilluar në tri lokacione në Mitrovicë Veri dhe Zveçan, ndaj disa të dyshuarve, të cilët dyshohen për përfshirje në veprat penale të trafikimit me armë.
Në një lokacion në Mitrovicë Veri, është zbuluar një punëtori ku dyshohet se bëhej modifikimi i armëve, me ç’rast janë gjetur armë dhe pjesë të llojeve të ndryshme të armëve.
Policia ka bërë konfiskimin e një sasie të armëve, pjesëve të armëve, municionit dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme gjyqësore.
Lidhur me këtë, policia ka iniciuar rastin nën dyshimin se janë konsumuar veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Tre persona janë shoqëruar në polici dhe me aktvendim nga organet e drejtësisë njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires