top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MIRELA BOGDANI U ZGJODH KRYETARE E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË.

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zgjodhi me 10 vota pro znj. Mirela Bogdanin si kryetaren e re të KLP-së.

 

Znj. Bogdani ishte kandidatja e vetme për të marrin drejtimin e KLP-së.

 

Duke paraqitur platformën para anëtarëve të KLP-së znj. Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

 

Më 27 maj 2024 Këshilli i Lartë Prokurorisë miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

 

Ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vjet.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page