top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MIRDITË: U ARRESTUAN EDMOND MARKU; MARK MARKU DHE LONI MARKU: AKUZOHEN PËR “PLAGOSJA E RËNDË ME DASHJE” KRYER NË BASHKËPUNIM”.

Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Edmond Marku.

2- Z. Mark Marku.

3- Z. Loni  Marku (vëllezër me njëri-tjetrin).

 

Ata ishin shpallur në kërkim policor sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë u ka shqiptyar masat e sigurimit vetjak “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”.

 

Ata akuzohen se më datë 12.05.2023, në Fan të Mirditës kanë goditur një qytetar me sende të forta, për motive të dobëta.

 

Njoftim | Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i  DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me FSK-në, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit në kërkim:

E.M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç (vëllezër), banues në Thirrë, Mirditë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page