top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E SHTETIT PËR SIPËRMARRJEN DHE KLIMËN E BIZNESIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DELINA IBRAHIMAJ PRITI NË TAKIM ZYRTAR AMBASADOREN E AUSTRISË NË SHQIPËRI MONIKA ZACH.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, me të cilën pati një bisedë frytdhënëse për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të biznesit.

 

Austria është një partner i rëndësishëm në mbështetjen e Shqipërisë drejt rritjes ekonomike dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje ministrja Ibrahimaj.

 

Ministrja Ibrahimaj shtoi se një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte përshtatja e modelit austriak të arsimit të dyfishtë dhe trajnimit profesional si një risi e ligjit të ri të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

 

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se Shqipëria ka shumë për të mësuar edhe nga eksperienca dhe praktikat më të mira të Austrisë në mbështetjen e startup-eve.

 

Për këtë dakordësuam bashkëpunim të mëtejshëm për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit afatgjatë të startup-eve shqiptare”, tha ministrja Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale virtuale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page