Berlin, Gjermani | “Putini nuk është i gatshëm të diskutojë luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Sholc (Scholz)”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok (Baerbock), e cituar nga agjencia e lajmeve “DW”.
“Refuzon të pranojë paqen dhe çdo ditë dërgon një sinjal tjetër për luftë dhe shkatërrim. Në ditët e sotme, ai nuk është më i gatshëm të flasë me kancelarin gjermane në telefon”, tha ministrja Baerbok.
Më 1 tetor, enti mediatik Zeit - duke cituar burime - raportoi se kancelari Sholc (Scholz) po planifikonte një telefonatë me presidentin Putin.
Të nesërmen, Kremlini mohoi duke deklaruar se Berlini deri më tani nuk kishte kërkuar një bisedë me Moskën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Bình luận