MINISTRJA E JASHTME E SUEDISË MARIA MALMER STENERGARD THA PËR TRANSMETUESIN PUBLIK “SVERIGES RADIO”: NUK PËRJASHTOJMË DËRGIMIN E PAQERUAJTËSVE NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 1 min read

Stokholm, Suedi | Ministrja e Jashtme e Suedisë tha se ajo nuk e përjashton dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë.
“Së pari duhet të negociojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton ligjin ndërkombëtar.
Kur kemi një paqe të tillë, ajo duhet të ruhet dhe kjo është arsyeja pse qeveria jonë nuk po përjashton asgjë”, tha ministrja Maria Malmer Stenergard për transmetuesin publik “Sveriges Radio”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare