top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË OGERTA MANASTIRLIU: PLAN KOMBËTAR VEPRIMI PËR PARANDALIMIN E DHUNËS DHE RRITJEN E SIGURISË FIZIKE NË SHKOLLA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministrja e Arsimit dhe Sportit, e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim pune me dekanin e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. Mark Marku, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, prof. Iris Luarasi dhe pedagogët e këtij departamenti.

 

Ministrja Manastirliu tha se në fokus të diskutimeve është qasja e re që i nevojitet arsimit në lidhje me integrimin e edukimit mediatik dhe digjital jo vetëm në kurrikula, por edhe në zhvillimin profesional të mësuesve dhe mbështetjen e nxënësve përmes një strategjie të posaçme për këshillimin mbi komunikimin në epokën e teknologjisë, rrjeteve sociale dhe platformave online.

 

Këto diskutime do të përkthehen në një seri masash afatshkurtra dhe afatgjata, dhe do të bëhen pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që po punojmë për forcimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune dhe rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës”, tha ministrja Manastirliu.

 

Në një takim me prindër dhe mësues në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë (i mbajtur do ditë më parë, në vazhdën e konsultimeve publike), ministrja Manastirliu tha se gjatë vitit 2023-2024 janë mbi dy mijë e pak raste të evidentuara dhe të parandaluara të rasteve që lidhen me dhunën, kryesisht atë fizike, emocionale dhe rastet e bullizmit.

 

Ministrja Manastirliu shtoi se në mbi 95% të rasteve, situatat janë referuar te prindërit dhe një pjesë e tyre në organizma apo struktura të tjera, si Policia e Shtetit, strukturat e shërbimit social etj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page