top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA BALLUKU: MË 1 DHJETOR 2024 PARAQESIM PLANIN E ULJES SË ÇMIMIT TË ENERGJISË PËR QYTETARËT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë deklaroi se furrat e bukës prej një viti gëzojnë çmim preferencial për energjinë elektrike.

 

Zv/kryeministrja Balluku gjithashtu shtoi se më 1 dhjetor do të paraqitet edhe plani i paralajmëruar më herët për uljen e çmimit të energjisë edhe për të gjithë qytetarët.

 

Gjatë një replike me deputetin e PD-së, Helidon Bushati - i cili ngriti akuza për mungesë të investimeve në rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin e ujësjellësave, që sipas tij shkojnë deri në 10 orë, si dhe rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës - ajo deklaroi se furrat e bukës paguajnë vetëm 7.6 lekë për kilovat orë”.

 

Furrat që prodhojnë vetëm bukë marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekë për kilovat-orë, ato që kanë edhe shërbimin e pastiçerisë paguajnë 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa furrat që ofrojnë edhe shërbim ‘kafe’ e kanë çmimin 12 lekë për kilovat-orë. Kryeministri ka lënë porosi të shikohet mundësia e uljes së energjisë duke plotësuar kushtet e kërkesat e BE-së për Agjendën e Gjelbër. Kemi bërë analizën dhe më 1 dhjetor do të kemi informacionin e plotë për sa i përket rishikimit dhe uljes së çmimit sipas kritereve të BE-së. E kuptoj narrativën e egër politike”, tha ministria Balluku.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page