MINISTRIA TURKE E DREJTËSISË HODHI POSHTË NJË KËRKESË TË NJË DELEGACIONI TË PARTIVE SOCIALISTËVE EVROPIANE DHE E PENGOI TË VIZITONTE KRYETARIN E ARESTUAR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

Stamboll, Ankara | Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka refuzuar një kërkesë të një delegacioni të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) për t'u takuar në burg me z. Ekrem Imamoglu, ish-kryetari i Bashkisë së Stambollit, i cili, u arrestua me akuza për korrupsion dhe konsiderohet si rivali kryesor politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Këtë e deklaroi partia kryesore opozitare CHP përmes zyrtarëve të saj të shtypit.
Delegacioni, i cili, përfshinte edhe presidentin e PSE-së Stefan Lofven, nënkryetaren e PSE-së dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Katarina Barli (Barley) por edhe eurodeputetin Dario Nardella, e filloi vizitën me një ndalesë simbolike jashtë burgut të Silivrit, ku po mbahet i izoluar z. Imamoglu.
Pas vizitës në burg, delegacioni është planifikuar të takohet me drejtuesit e partisë kryesore opozitare CHP, anëtar i së cilës është z. Imamoglu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments