top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË THA SE 10 VATRA ZJARRI JANË ENDE VEPRUESE POR PO PUNOHET PËR SHUARJEN E TYRE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në vend, nga të cilat 34 janë shuar, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive.

 

Ministria e Mbrojtjes, e Republikës së Shqipërisë tha se në disa nga vatrat ku ndërhyrja nga toka është e pamundur është ndërhyrë nga ajri përmes ekipit rumun që ka ardhur në mbështetje të Shqipërisë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

 

Konkretisht vijojnë të jenë aktive, por pa rrezikuar banesat, vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë.

 

Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të  informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve.


I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje, duke  angazhuar  kapacitetet  në përballimin e zjarreve.


U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret”, tha Ministria e Mbrojtjes, e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page