Jeruzalem, Izrael | “Irani po punon për të krijuar një front lindor të terrorit kundër Izraelit në Perëndim, sipas modelit të Gazës dhe Libanit, duke financuar dhe armatosur terroristët dhe duke kontrabanduar armë të sofistikuara nga Jordania”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit Israel Kac (Katz) në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu referuar operacionit të gjerë të nisur nga ushtria izraelite në Samari dhe Luginën e Jordanit.
Ministri Kac (Katz) bëri thirrje për evakuimin e përkohshëm të palestinezëve nga zona, ngjashëm me atë që po ndodh në disa zona të Rripit të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios