
Jeruzalem, Izrael | Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të qëndrojnë pafundësisht në anën siriane të malit Hermon, një zonë në kufirin me Sirinë që Izraeli e pushtoi pas rënies së regjimit të Bashar al Asad dhjetorin e kaluar.
Kështu deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), gjatë një vizite në zonë, duke shpjeguar se: “IDF do të qëndrojë në majën e Hermonit dhe në zonën e sigurisë për një kohë të pacaktuar për të garantuar sigurinë e komuniteteve të Lartësisë Golan dhe nga veriu dhe nga të gjithë banorët e Izraelit”.
“Ne nuk do të lejojmë që forcat armiqësore të vendosen në zonën e sigurisë në Sirinë jugore (...) ne do të veprojmë kundër çdo kërcënimi”, tha ministri, duke shtuar se shteti hebre do të vendosë kontakte me popullatat miqësore në zonën e Sirisë jugore, me vëmendje të veçantë ndaj komunitetit të madh druzhe, i cili, ka marrëdhënie të ngushta historike dhe familjare me vëllezërit tanë druzhe në Izrael.
Më parë, autoritetet izraelite e përshkruan pushtimin e zonës tampon në kufirin me Sirinë si një masë të përkohshme që synon të parandalojë forcat armiqësore që të përfitojnë nga vakuumi i pushtetit në vendin fqinj për të hyrë në zonën strategjike dhe për të kërcënuar territorin izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments