top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KORSETO (CROSETTO): NDËRHYRJA E NATO-s NË KOSOVË KA PËRFAQËSUAR NJË SHTYLLË TË PAQES DHE DEMOKRACISË NË BOTË.

Romë, Itali | Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka përfaqësuar një shtyllë të paqes dhe demokracisë në botë”, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Korseto (Crosetto), i cili foli në konferencën e organizuar me rastin e njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës në Qendrën e Studimeve të Larta për Mbrojtjen (Centro Alti Studi per la Difesa - Casd) në Romë.

 

Roli që çdo demokraci duhet të luajë jashtë kufijve të saj - tha ministri Korseto (Crosetto) - është mbrojtja e vlerave të paqes dhe lirisë, një vlerë që mbrohet edhe përmes parandalimit.

 

Ministri italian i Mbrojtjes më pas u ndal në rrugën e ndërlikuar të çlirimit të Kosovës, e cila, duhet të japë një ide, se sa të gjata dhe komplekse janë rrugët e paqes, siç do të jetë edhe në tokat ukrainase të pushtuara nga Rusia.

 

Në këto 25 vite - vazhdoi ministri Korseto (Crosetto) - në Kosovë kemi mësuar të flasim me grupe dhe mentalitete të ndryshme etnike, me fe të ndryshme dhe të gjejmë mënyrën për t’i respektuar të gjithë. Sot është një moment reflektimi i dyfishtë: nga njëra anë shikojmë vështirësitë që kemi përjetuar dhe ato që kemi përpara, nga ana tjetër se sa ka ndryshuar Kosova në vitet e fundit.

 

Së fundi, ministri Korseto (Crosetto) përsëriti se si në këto dy dekada Italia ka mësuar, përmes Kosovës, të merret me grupe dhe mentalitete të ndryshme etnike, me fe të ndryshme dhe të gjejë një mënyrë për t'i respektuar të gjithë.

 

Kjo - përfundoi ministri italian i Mbrojtjes - është një përpjekje që duhet t'u besohet njerëzve që kanë aftësi dhe kjo aftësi nuk mund të mësohet në shkollë dhe Italia e ka mësuar në dekada të misioneve ndërkombëtare.

 

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page