MINISTRI ITALIAN I JASHTËM ANTONIO TAJANI: SULMET E PËRSËRITURA TË MOSKËS NDAJ PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) JANË TË PAKONCEPTUESHME; NUK JANË TË MIRA, ...
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 15
- 1 min read

Çarlivoi (Charlevoix), Kanada | Pozicioni i Farnesinës (Farnesina) është se është e paimagjinueshme që të ketë një sulm të përsëritur ndaj figurës së kreut të shtetit nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
“Sulme të pamotivuara, të përsëritura, edhe me disa kërcënime. Në marrëdhëniet diplomatike nuk është mirë”, deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani në fund të takimit ministror të G7-ës në Çarlivoi (Charlevoix), duke komentuar thirrjen e ambasadorit rus në Farnesinë, pas sulmeve të Moskës ndaj presidentit të Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments