Romë, Itali | “Ribashkimi europian, unë preferoj këtë term ndaj atij të zgjerimit, nuk mund të thuhet se është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha ministri italian i Jashtëm Antonio Tajani, në kohën e pyetjes në Senat, duke raportuar për vizitën e tij të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.
“Rajoni përfaqëson një objektiv prioritar të qeverisë sonë, siç tregohet nga një prezencë e vazhdueshme dhe konkrete dhe vëmendje e fortë në nivelin politik dhe ekonomik”, shtoi ministri Tajani, duke kujtuar nismat e ardhshme të planifikuara si synimi për të organizuar në Roma në muajt e ardhshëm, një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit me Komisionerin e ardhshëm të BE-së për Zgjerimin, takimi i grupit të “Vendeve Mike të Ballkanit” në margjinat e asamblesë së ardhshme të përgjithshme të OKB-së dhe një forum biznesi me Maqedoninë e Veriut në Shkup për të promovuar investimet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments