top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PIRRO VENGU: NDËRTIMI I KAMPUSIT TË AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA DO T’I SHËRBEJË RRITJES SË PROFESIONALIZMIT TË FORCAVE TONA.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes, që bazohet në modelin e akademisë prestigjioze amerikane Uest Point (West Point).

 

I shoqëruar edhe nga komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, ministri Vengu u njoh me ecurinë e projektit, që është një tjetër investim që i shërben modernizimit të Forcave të Armatosura.

 

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kontrata parashikon që deri në muajin mars të vitit 2025 të përfundojë faza e parë e projektit, që përfshin godinën e re të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe mensën për studentët.

 

Deri më tani janë realizuar 50% e punimeve.

 

Ministri Vengu shtoi se do të vijohet me financimin e fazës së dytë, për të përballuar kapacitetet në rritje, në mënyrë që sezonin e ardhshëm kampusi të jetë në gjendje pune.

 

Synimi është që kjo të jetë një akademi autonome, sipas modelit të West Point”, tha ministri Vendgu.

 

Ministri i Mbrojtjes vuri theksin në krijimin e një akademie lider në arsim, që do t’u shërbejë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe institucioneve të tjera.

 

Do të zgjerohet gama e programeve që ofron Akademia e Forcave të Armatosura, e cila vitet e fundit edhe në përputhje me planin e objektivave të Forcave të Armatosura ka forcuar programet që kanë të bëjnë me teknologjinë, me të ardhmen e Forcave të Armatosura, në mënyrë që ne jo vetëm të forcojmë kapacitet tona, por të sigurojmë edhe një mënyrë të qëndrueshme për të formuar profesionalisht të ardhmen e forcave tona”, tha ministri Vengu.

 

Komandanti i AFA-së gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj nënvizoi faktin se kjo akademi do të shërbejë edhe për studentët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe vende të tjera të rajonit, ndërsa synimi është shkëmbimi i studentëve edhe me akademi të njohura, me të cilat Shqipëria ka bashkëpunime si në Itali, Greqi apo në Turqi”.

 

Këtë vit, sipas gjeneral brigade Bardhyl Nuredinajt, parashikohet hapja e dy programeve të reja në nivelin master, “Inteligjencë artificiale” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

 

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë.

 

Në projekt, veç godinave të akademisë janë edhe ndërtimi i godinave akomoduese për studentët, terrenet sportive, kinoklub, qendër shëndetësore, palestër, poligon qitje, etj.

 

Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page