MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS ANDRI SIBIGA (ANDRIY SYBIGA): NËSE PRESIDENTI PUTIN DËSHIRON PAQEN ARMËPUSHIMI DUHET TË JETË I MENJËHERSHËM DHE TË ZGJASË 1 MUAJ; JO NJË GJEST VETËM PËR NJË PARADË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 28
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiga (Andriy Sybiga) komentoi në rrjetin social virtual Iks (X) mbi deklaratën e njëanshme të presidentit Putin për një armëpushim tre-ditor nga 8 maji.
“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, duhet të pushojë menjëherë zjarrin. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndalet tani dhe armëpushimi të mbahet për 30 ditë, do të ishte një hap i vërtetë përpara, jo vetëm një gjest për një paradë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント